Lavrov: Rusia do të pranojë zgjidhjen e cila është e pranueshme për të dyja palët

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Sergeri Lavrov është shprehur se Moska do të jetë e gatshme të pranojë një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, nëse kjo marrëveshje është e pranueshme për të dyja palët.

Moska do të jetë e gatshme të shqyrtojë në mënyrë konstruktive zgjidhjen për marrëdhëniet me Kosovën, nëse (zgjidhja) do të jetë e pranueshme për Serbinë, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, raporton Sputnik i Rusisë, transmeton lajmi.net

“Nëse Beogradi konsideron se një zgjidhje është e pranueshme për Serbinë, ne do të jemi të gatshëm ta shqyrtojmë atë në mënyrë konstruktive. Nuk është mirë të spekulohet për përmbajtjen e opsioneve të ndryshme tani”, është shprehur Lavrov përcjell Sputnik pjesë nga intervista që Ministri i Jashtëm i Rusisë i ka dhënë gazetës serbe “Srpski Telegraf”.

Sipas Lavrov, vizita e ardhshme e Presidentit Putin të Rusisë në Rusi, kur pritet të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të kontribuojë për forcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve Moskë-Beograd.

Putin pritet të vizitojë Beogradin në janar por data e saktë nuk është bërë e ditur ende.

“Perëndimi insiston që të kthejë Ballkanin në një ‘skenë’ tjetër kundër Rusisë. Nuk e kanë mësuar asnjë mësim nga Ukraina”, është shprehur Lavrov.

Sipas Lavror, vendeve të rajonit (të Ballkanit) “vazhdimisht u kërkohet që të zgjedhin: ose janë me Moskën, ose me Brukselin e Washingtonin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme