Lavrov: Sulmi kimik u inskenua nga shërbimet speciale të shteteve tjera

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 14:00 | Nga

Rusia ka informacione të padiskutueshme se sulmi kimik në Douma të Sirisë është inskenuar nga shërbimet speciale të shteteve të huaja, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Ne kemi të dhëna të pakontestueshme se sulmi kimik është inskenuar,” tha Lavrov, raporton agjencia ruse e lajmeve “tass”, transmeton Klan Kosova.

Lidhur me sulmin e dyshuar kimik të së dielës në Siri kanë nisur diskutimet e fuqive botërore për një sulm ushtarak.

Gjatë këtij sulmi të dyshuar raportohet të kenë humbur jetën 70 persona, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme