Lazio insiston për Muriqin

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato.

 Bomberi I Kosovës ka bërë një sezon të shkëlqyer duke shënuar 17 gola. Ofertat për të nuk kanë munguar e Napoli dhe Tottenham e kërkojnë me ngulm

Por, sot mediat italiane bëjnë me dije se në garë seriozisht wshtw hyrw edhe Lazio që nuk ka hequr dorë nga lojtari.

Tare po ndjek me kujdes situatën e sulmuesit shqiptar e së bashku me Borja Mayoral janë dy lojtarët që mund të afrohen këtë merkato.

Fenerbahce kërkon të paktën 25 milionë euro për të lënë të lirë Vedat Muriqin.

Të ngjashme