LDK bën homazhe para arkivolit të akademikes Edi Shukriu

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëri homazhe para arkivolit të Akademikes, Edi Shukriu.

Nëpërmes një njoftimi në Facebook nga kjo parti e ngrisin lartë figurë e Akademikes Edi Shukriu për punën që e ka bërë ajo.

”Edi Shukriu, profesoreshë, arkeologe, aktiviste e ish-kryetare e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë viteve 1995-2000, ishte personalitet që i takon plejadës së intelektualeve të viteve 90-të. Pas vetes la një thesar të jashtëzakonshëm në fushën e akademisë, arkeologjisë dhe politikës, thesar ky që do të shërbejë për dekada me radhë. Ajo dha kontribut të çmuar në edukimin, avancimin dhe arsimimin e shumë brezave në Universitetin e Prishtinës dhe jashtë tij. Ikja e saj në përjetësi lë zbrastësi të madhe jo vetëm për familjen, por për gjithë miqtë dhe vendin tonë. Ajo do të kujtohet përherë si grua e vendosur me parime e virtyte të larta njerëzore. U prehtë në paqe, Akademike Edi Shukriu!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Të ngjashme