LDK: Çështjen e Listës Serbe duhet ta trajtojnë organet e sigurisë

Prishtinë | 21 Gus 2025 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka deklaruar se nuk është detyrë e KQZ-së të shpallë dikë terrorist, por e organeve të sigurisë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se dokumentet e prezantuara nga VV për kandidatët e Listës Serbe duhet t’i trajtojë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

“Organet e sigurisë duhet të mblidhen, ta vlerësojnë këtë çështje dhe të na e qartësojnë rrugën, në mënyrë që KQZ të mos certifikojë diçka që nuk duhet”, u shpreh Hamiti.

Të ngjashme