LDK: Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 20:52 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllimet “më të sinqerta” familjarëve dhe qytetarëve të Kosovës me rastin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, duke mos u nënshtruar asnjëherë para dënimeve drastike dhe dhunës së regjimit serb.Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën kombëtare të Adem Demaçit dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e LDK-së.

Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante. Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas u bë i njohur si “Mandela i Ballkanit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme