Këshilltari i ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Sokol Havolli është shprehur i bindur se fitues i zgjedhjeve në Komunën e Prishtinës do të dalë kandidati i LDK-së, Arban Abrashi.
Kjo pasi që sipas Havollit, programi i Abrashit ka qenë shumë i pasur.“Buxheti i Arbanit në këtë fushatë ka qenë modest. Programi i Arbanit ka qenë shumë i pasur; e ti ke shpenzuar më së shumti në histori të fushatave të Kosovës, por në qeverisje je i varfër. Arbani po fiton!“, ka thënë ai në një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Ky reagim i tij, ka ardh pak minuta pas deklaratës së kandidatit të VV-së për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti, të cilin rezultatet preliminare të KQZ-së e nxjerrin fitues të kësaj komune. Ahmeti, ka deklaruar se pas rezultatit zgjedhor ndaj tij po bëhen shpifje me pagesë.
“Shpend Ahmeti, prap, me atë që din më së miri, të ankohet e të vajtohet. Shpendi, i Jahtave, i aeroplanave privat, e Shpendi i Rrahës, Shpendi i lluksit po ankohet për, kinse paratë në fushatë kundër tij”, ka thënë Havolli më tej.