LDK e Kamenicës: Kryetari po qeveris me drejtues të përkohshëm

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

LDK-ja opozitare ka akuzuar kreun e Kamenicës se disa nga drejtoritë po i mban me drejtues të përkohshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas këtij subjekti, mosmenaxhimi i mirë i proceseve brenda komunës është pasojë e mosfinalizimit të ekipit të qeverisjes komunale, e cila ka ndikuar që të ketë edhe probleme, edhe me transparencën.

Shefi i grupit të këshilltarëve komunalë të LDK-së, Besnik Rudhani, ka theksuar se edhe shkollat janë duke funksionuar me ushtrues detyre. Rudhani deklaron se kryetari i Komunës është duke zvarritur emërimet nëpër drejtoritë komunale, të cilat lidhen me problemet politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme