LDK e para në Istog, Abdixhiku lëvdon Feratin: Me ma të mirin

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë një postim mirënjohës ndaj kryetarit të Istogut, njëherësh sekretar i partisë, Ilir Ferati.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e quajti fitues lokal e nacional Feratin, duke shtuar, siç tha ai, se Ferati “është më i miri”.

“Me Ilirin, ma t’mirin. Fitues lokal, fitues nacional. Sekretari ynë! Puna vazhdon. Fort!”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës doli e para me më së shumti vota vetëm në komunën e Istogut në zgjedhjet e 7 qershorit.

Të ngjashme