Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në një konferencë për medie, ftoi qytetarët që të votojnë masiovikisht. Këtë thirrje e bëri, deputeti i kësaj partie Driton Selmanaj.
Selmanaj tha se procesi zgjedhor po ecën mirë, derisa ka ftuar qytetarët që të votojnë në mënyrë që të marrin përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve, raporton Ekonomia Online.
“ Sipas të dhënave tona deri në orën 15:00 në votim kanë dalur 25 përqind e qytetarëve. Siç e dini LDK garon në 10 komuna nga 19 gjithsej sa garojnë në balotazh. Vlerësimi ynë është se në përgjithësi procesi po ecën mbarë. Kanë mbetur edhe pak orë andaj dhe ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje sa më masovikisht dhe kështu ne mund të marrim përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tanë” , u shpreh Selmanaj.
Ai i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)-së, si dhe organeve tjera që të jenë në krye të detyrës, në mënyrë që procesi i numërimit të shkoj siç ka shkuar deri tani.
“ Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve përfshirë këtu edhe KQZ-në edhe organet e tjera që të jenë në krye të detyrës në mënyrë që edhe procesi i numërimit të shkojë ashtu siç ka shkuar deri më tani”