LDK i drejtohet Kushtetueses: E dërgon një ligj të Qeverisë Kurti që u miratua pak ditë më parë në Kuvend

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj e Besian Mustafa në mesditë do t’i drejtohen gjykatës Kushtetuese të Kosovës e ku do të deponojnë një ligj që para pak ditësh është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Bëhet fjalë për ligjin për masat e përkohëshme të produkteve themelore.

Njoftimin e ka bërë përmes një komunikate për media, zyra e LDK-së.

Njoftimi i plotë:

“Sot (e Mërkurë), më datë 16 nëntor 2022, në orën 14:30, Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së z.Driton Selmanaj dhe z.Besian Mustafa, dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin nr.08/L-179 për masat e përkohëshme të produkteve themelore në raste të vecanta të destabilizimit në treg. Deputetët në fjalë do të flasin para medieve tek hyrja e Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme