LDK-ja bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, në 30-vjetorin e themelimit të partisë

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 11:38 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtarë të Kryesisë dhe struktura të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se kjo parti ka qenë e para antikomuniste në regjion. 

Andaj tha ai se LDK-ja ka punuar dhe po punon për integrimin e Kosovës.

“LDK është bërë nismëtare e proceseve pluraliste në këtë pjesë të Evropës. Është partia e parë e themeluar antikomuniste në regjion”, tha ai, raporton EO.

“Gjatë veprimtarisë se saj të gjithë  jemi dëshmitar se ka bërë punë të mëdha. Edhe sot po punon në integrimin e Kosovës”, u shpreh Veliu.

Të ngjashme