LDK-ja bëri homazhe në nderim të ish-kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi

Prishtinë | 12 Qer 2025 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës bëri homazhe në nderim të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar
Bukoshi, në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, vlerësoi figurën dhe veprimtarinë e Bujar Bukoshit.

“LDK nderon figurën e tij si një atdhetar i devotshëm dhe profesionist shëndetësor, por edhe si një njeri që në ditët më të vështira është dashur të dalë në ballë të proceseve. Ka qenë një nga protagonistët në angazhimin për liri dhe pavarësi. Angazhimet e tij janë të njohura si në jetën private dhe atë profesionale dhe ne ruajmë kujtimin me të”, tha Zemaj.

Të ngjashme