LDK-ja dënohet me 2000 euro për organizmin e një tubimi në Prishtinë

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Inspekcioni i Prishtinës ka dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, me gjobë prej 2000 euro, për organizmin e një takimi elektoral në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit, Adoni Tahiri.

Postimi i tij i plotë:

Askush mbi ligjin!

Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi.

Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme