LDK-ja dhe VV-ja braktisin seancën për Tribunalin: Po talleni me viktimat e luftës

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 11:10 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës pasi që sipas tyre ideja për inicimin e një tribunali ndërkombëtar është tallje me viktimat e krimeve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë dalë kundër kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për formimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjoufca, në foltore ka thënë se partia e tij dhe LDK-ja nuk do të qëndrojnë në një seancë të tillë.

Kurse, Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së, deklaroi se iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë, nuk është bërë siç duhet.

Ata po kundërshtojnë idenë e krijimit të një tribunali ndërkombëtar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë duke thënë se dënimi mund të bëhet edhe me ligjet aktuale.

Të ngjashme