Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka komentuar Projektligjin për paga në sektorin publik.
Arban Abrashi nga Grupi Parlamentar i LDK-së tha se kjo parti e përkrahë këtë Projektligj si dhe mirëpret procedimin e pakos së Projektligjit për paga në sektorin publik.
“LDK mbështet në parim Projektligjin për paga në sektorin publik. LDK-ja gjithashtu mirëpret procedimin e kësaj pakoje. LDK gjatë qeverisjes së saj ka pranuar pjesën më të madhe të kësaj pakoje. Ajo mirëpret rekomandimet dh propozimet rreth trajtimit të kësaj çështje. LDK-ja mendon se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave është transplantuar në këtë projektligj. Me kontributin tonë do të përpiqemi që të rregullojmë këtë anomali”, tha Abrashi, raporton Ekonomia Online.
Abrashi tha se rreth pakos së këtij Projektligji ka pasur edhe disa pakënaqësi nga disa organizata jo qeveritare.
“LDK-ja ka pranuar një nunër të madh të shqetësimeve nga një numër i madh i organizatave jo qeveritare që kanë shpreh shqetësime rreth këtyre pakove. LDK vlerëson se kostoja buxhetore duhet të definohet saktë”, tha Abrashi.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do punojë drejt rregullimit të çështjes së pagave në sektorin e shëndetësisë, arsimit etj.
“Deri më tani në punën tonë na ka mbetur edhe disa punë pa u rregullu dhe nuk kemi mbërri ende tek lista e koeficienteve. Veçanërisht tek dallimi i pagave të stafit politik. Do të punojmë që sektori i arsimit të shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë të i marrin pagat që i meritojnë. LDK do e përkrahë këtë pako të ligjeve përmes kontributit të saj”, tha Abrashi.