120 karroca janë të vendosura në sheshin “Skënderbeu”, e mesazhi i këtij instilacioni është që duhet të bëhet më shumë në respektimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Numri i karrocave është zgjedhur të jetë sa numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që deputetët të kenë parasysh të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta.
E Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e përkrahë inciativën #vizaperfemije, ku u bënë thirrje fëmijëve me nevoja të veçanta të përfshihen sa më shumë.
Njoftimi i plotë:
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës përkrahë iniciativën #vizaperfemije, e cila bënë thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara. #vizaperfemije #visa4children
Unicef Kosovo Programme