LDK-ja e Podujevës nuk e fton në mbledhje, reagon Shpejtim Bulliqi

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 21:01 | Nga

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë mbajti sot mbledhjen e rregullt në të cilën u diskutua për procesin zgjedhor të 11 qershorit dhe u analizua rezultati i LDK-së në këto zgjedhje.

Mirëpo në këtë mbledhje nuk janë ftuar të gjithë anëtarët e kryesisë.

Për këtë, anëtari i kryesisë së kësaj dege, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kjo mbledhje është mbajtur tinëzisht duke mos informuar edhe anëtarët e kryesisë të cilët nuk pajtohen me politikat e kryetarit të degës.

“Edhe një takim i kryesisë së degës së LDK-së në Podujevë i mbajtur tinëzisht e përjashtuese duke mos informuar anëtarët e kryesisë te cilët nuk pajtohen me politikat e kryetarit të degës”, ka shkruar Bulliqi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme