LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në veri të vendit, sulmet ndaj institucioneve dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës.

Nëpërmes një komunikate shtypi, LDK-ja ka dënuar sulmet e sotme dhe kërkon që, të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë.

LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura.

“Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë”.

LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri.

Të ngjashme