Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që nënkryetari Xhavit Haliti të largohet nga salla e Kuvendit pas sulmit që i është bërë depuetit të LDK-së, Arben Gashi.
Hoti tha se nga video-incizimet që i kanë parë, ky ishte sulm i paramenduar, raporton Ekonomia Online.
“Deputeti Arben Gashi ka qenë i sulmuar. Të merrni masa adekuate për këtë rast, për përjashtimin e e deputetit Haliti, përndryshe nuk vazhdojmë”, ka kërkuar Hoti, nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Por, Veseli i cili është nga e njëjta parti sikurse Haliti tha se me përjashtime nuk zgjidhet problemi.
“Unë pa pasur reagimin tuaj, pata një reagim që e pata për të gjithë neve. Situata që mund të krijojnë imazh jo të mirë për ne, e institucione me përjashtime po frikësohem se nuk keni me zgjidhë punë. Në momentin kur ka ndodhur incidenti i parë, kur fyerjet ma të rënda kanë qenë… Po frikësohem po e vështirësojmë situatën edhe më shumë. Po mundohem të qetësoj këtë situatë”.
“Nuk është mirë në baza individuale me kalu në fyerje apo baza familjare. Ky është qëndrim i imi që do doja të kaloja situatën”, u shpreh kryetari i Kuvendit.
Hoti e ka marrë sërish fjalën dhe ka insistuar që Haliti të përjashtohet. “ Incidenti qe ndodhi me fjalë ishte i rastësishëm, të dy deputetët u sollën keq… Por, nëse e shihni videon e sotme për 2 minuta e shihni si u sulmua deputeti nga nënkryetari i Kuvendit. Në kërkojmë në bazë kompetencës që keni ta largoni nënkryetarin”, deklaroi ai .
“Me dëshirën më të madhe të kalojmë çfarëdo incidenti, por sulmi i deputetit Xhavit Haliti ka qenë i paramenduar prej momentit që ka kryer votimin”, theksoi Hoti.
“Nuk po na ndihmon zgjedhjen e rastit. Në këtë formë nuk je duke ndihmu. Institucionalisht mund të marrë vendim, po mundohem edhe në aspektin human, nuk je duke e ndihmu situatën. Unë mund të marr masa. Kërkoj mirëkuptimin të vazhdojmë, ta tejkalojmë këtë situatë”, vazhdoi Veseli.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haliti-dhe-gashi-perplasen-edhe-fizikisht-ne-kuvend/