Valentina Bunjaku, nga Grupi Parlamentar i LDK-së, ka kritikuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe atë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).
Bunjaku në një konferencë për media, tha se MKRS-ja po shpenzon paarsyeshëm buxhetin pa një planifikim të mirëfilltë buxhetor, raporton Ekonomia Online.
“MKRS-ja ende nuk ka regjistër për pasuri të saj, pagesat nuk po bëhen me rregullore, po merren obligime financiare pa i siguruar mjetet, drejtorët e institucioneve të kulturës paguheshin njëjtë me udhëheqësit e divizioneve”
“…ishte bërë një subvencionim prej dy mijë euro që janë paguar në llogari private në vend të OJQ. Çështje tjetër është paraja nga buxheti i Kosovës për punëtorët dhe bartja nga Prishtina në Prizren”.
Ndërkaq ajo shtroi edhe disa pyetje në lidhje me këto çështje.
“Çfarë do të bëjnë personat që kanë aplikuar për punë zyrtarë për Prizren. Sa do ti kushtojë MKRS kjo zhvendosje. Sa punëtorë janë planifikuar të punësohen në kuadër të MKRS në Prizren. Çfarë do ndodhë me gjithë ato konkurse të shpall për Prizren”.
“Një tjetër shqetësim është dhënia e 15 eurove për agjencionin privat të ministrisë. Vetë ministri ka njoftuar se ka dhuruar 15 mijë euro për një kompani, ku 50 të rijnë do të sponsorizohen por nuk është sqaruar pse është i nevojshëm ky sponzorizim”.
Ndërsa kritikoi edhe MAShT-in për moskomunikim me SBAShK-un, raporton EO.
“Sa i përket MAShT-it do kritikonim së pari dialogimin e ministrisë me SBAShK-un. Nuk do duhej të vonohej çështja e koeficientit. Orët e humbura nuk janë mirëprite as nga nxënësit as nga mësimdhënësit”.
“Nëse i kthehemi grevës do kuptojnë se Qeveria e ministria nuk kanë ditë të dialogojnë me SBAShK-un. Një dyshim tjetër i ministrisë është raportimi në media për shpenzimin marramendës nëpër hotelet e Shqipërisë për përpilimin e teksteve mësimore. Pse do duhej të shkonin në bregdet që të bënin një punë?”.