Në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e në të cilën po marrin pjesë të gjitha partitë politike, Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së, tha se LDK-ja konsideron që zgjidhja e vetme për Kosovën janë zgjedhjet e lira, raporton Ekonomia Online.
“Kjo tryezë po don me u mbajt në një drejtim tjetër. Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar. Ne si LDK e konsiderojmë se vendi është në një krizë, nuk ka funksionim as të Qeverisë, as të Kuvendit. Zgjidhja për këtë gjendje janë zgjedhjet e lira”.