Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të diskutojë në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, i cili autorizoi sot kreun e partisë Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.
Kështu ka thënë nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili njoftoi se LDK sot do të ketë një mbledhje të kryesisë, me ç’rast do të dalë edhe me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR-së.
“Do të mbajmë një mbledhje të kryesisë ku do të diskutojmë lidhur me këtë çështje. Përveç zgjedhjeve lokale, padyshim që temë e diskutimit do të jetë edhe kjo”, tha Rugova.