Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar përgatitjet për zgjedhje në Gjakovë, ndonëse ato ende nuk janë shpallur.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar se sot kanë mbajtur mbledhjen e kryesisë së LDK-së në Gjakovë, ku ka shpalosur qëndrimet dhe përfundimet e dala nga mbledhja me kryetarët e degëve të LDK-së e mbajtur para dy ditësh.
Ai thotë se ka kërkuar nga kryesia e degës që pas situatës së krijuar në Kosovë, të jetë e gatshme për aktivizëm politik, pavarësisht rrjedhjes së ngjarjeve në ditët në vijim.
Kujtojmë se dje gjatë ditës kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Kjo sipas të gjitha gjasave do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por, teorikisht kjo nuk është e domosdoshme, pasi pika 5 e Nenit 95 i Kushtetutës së Kosovës, që rregullon Zgjedhjen e Qeverisë e përcakton dorëheqjen e mundshme të kreut të ekzekutivit.