Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është i detyruar që të bëjë ndryshimin e parë në ekzekutivin e tij.
Kjo ngase drejtoresha e Shëndetësisë, Flaka Siqeca, do ta lirojë këtë post, për shkak të specializimit jashtë Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky zhvillim ka bërë që dega e LDK-së, partneri në qeverisje i LVV-së, të ngjallë edhe njëherë interesimin për udhëheqjen e kësaj drejtorie.
Madje LDK-ja ka propozuar që LVV-së t’ia jap drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ta marrë drejtorinë e Shëndetësisë.