LDK-ja nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit, kërkon të mbahet mbledhja e Kryesisë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 13:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se kjo parti nuk do të marr pjesë në seancën e Kuvendit pa u mbajtur mbledhja e Kryesisë, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se ka pasur veprime të dhunshme në kuptimin e dhënies së fjalës në Kuvend.

Tutje, ai ka thënë se kryesuesja e seancës së sotme, Saranda Bogujevci është përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë kam pritur 1 orë me marr fjalën dhe kryesuesja e seancës më ka ndërprerë. Dyshimet shkojnë se kryesuesja e seancës po përdoret nga VV-ja. Ne e patëm të pamundur të drejtën e fjalës. Unë kam kërkuar mocion procedural nga një deputet seanca ndërprehet dhe i jepet fjala për mocion procedura dhe vendosëm ta braktisim sallën. Kjo është një sjellje elementare të theksuara të njohurive për Kuvend. Ne kemi kërkesë që të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe këto çështje të diskutohet në Kryesi”.

Madje, ai tha se deklarimet e zonjës Gërvalla janë të tepruara dhe të panevojshme.

“Vendit i duhet më shumë qetësia, liria”.

“Kryeministri Kurti ka propozuar rezolutë ku thuhet se para se të shkojë të raportojë në Kuvend por ai s’ka raportuar. Ai duhet të marrë përgjegjësi për pozitën që ka. Ne nuk do të marrim pjesë në seancë deri sa të mblidhet Kryesia e Kuvendit”.

“Gjuha që ka përdorur zonja Gërvalla në Këshillin e Sigurimit është e gabuar. Ndoshta ka qenë mungesa e përvojës së saj. Te ne problemi është te zotëri Kurti në pamundësi dhe paaftësi të menaxhoj detyrat e tij ka sjellë deri te këto konflikte në Kuvend”.

Të ngjashme