Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar një këngë me titullin “Bëhu Ndryshimi” si pjesë e përgatitjeve për betejën e saj zgjedhore.
Ky projekt muzikor do ta shoqërojë fushatën e LDK-së gjatë ciklit të ardhshëm zgjedhor parlamentar në Kosovë.
Në tekstin e këngës, vargje si “Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi” dhe “Bëhu shpresë e madhe, bëhu ëndërr nane” i bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht rinisë, që të bëhen pjesë e një transformimi pozitiv për vendin.
Fushata e LDK-së po zhvillohet nën sloganet “Rruga e re për Kosovën” dhe “Bëhu Ndryshimi – Lumir 2025”.
Pavarësisht se partitë politike ende nuk e kanë nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të caktuara për 9 shkurt 2025, shumë liderët e partive kanë nisur të mobilizohen në kuadër të përgatitjeve për fushatën zgjedhore.
TEKSTI I PLOTË I KËNGËS:
BËHU NDRYSHIMI 🎶
Bëhu shpresë e madhe
Bëhu ëndërr nane
Bëhu vendi që lulëzon
Bëhu yll mas hane
Drita që nuk ndalet
Bëhu Kosova që ndryshon
Për ata që ranë për ne
Për ata që sa kanë lindë o hej
Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi
Për të ardhmen plot me dritë
Për Kosovën tonë të mirë, o hej
Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi
Bëhu dritë e synit
Bëhu nur i ujit
Bëhu kënga që jehon
Bëhu ditë e madhe
Lene gjurmën tande
Bëhu Kosova që ndryshon
Për rininë e për fëmijët
Ata që s’kanë kohë me pritë o hej
Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi
Për ata që veç kanë dhanë
Për ni babë e për ni nanë o hej
Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi. 🇽🇰