LDK-ja s’e voton Strategjinë për Energji – Bunjaku: Është një punim i dobët seminari

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunajku ka thënë se nuk do ta votojnë Strategjinë për Energjinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, strategjia nuk tregon se si ti tejkalohen sfidat dhe se kjo strategji është një punim i dobët seminar.

“Strategjia e energjisë është vetëm analizë, vetëm tekst pa as një zgjidhje. Është një punim i dobët seminar. Më e keqja është strategji për 10 vjet por që nuk jep zgjidhje as për këtë dimër”.

“Kjo strategji nuk ka vizion të qartë. Nëse kalon kjo strategji është një dështim total i fushës së energjisë sikur se në fushat e tjera në jemi kundër”, tha ajo.

Të ngjashme