Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se të premten do të mbahen mbledhja e radhësh e partisë.
Përmes një njoftimi për media, lideri i partisë më të madhe opozitare ka njoftuar se në rend dite do të jenë dy pika.
“Thërras mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë Rend Dite:
1) Rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në
2) Zgjedhja e Kryesisë së LDK-së
Mbledhja mbahet të premten, më 23 gusht 2019 në Selinë e LDK-së nga ora 17:30”, thuhet në njoftim.