LDK-ja thotë se do ta dërgoj në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Në njoftim thuhet se deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, në ora 14:00 do ta dërgoj në Kushtetuese këtë ligj.
“Deputeti Besian Mustafa,si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, në ora 14:00 dorëzon Ligjin 08/l-238 për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme