LDK-ja thotë se kanë siguruar 58 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 11:24 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se kanë siguruar 58 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Deputetja e kësaj partie, Vjosa Osmani tha se 58 votat e siguruara janë të partive opozitare.

Osmani në një konferencë për medie ka shtuar se nuk i kanë kërkuar votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë.

“Ne i kemi mbledhë 58 nënshkrime, por këto janë vetëm vota të opozitës, ne nuk i kërkojmë votat e Listës Serbe. Ne synimin sot nuk e kemi të përgatisim nënshkrime mirëpo se si do jetë vota individuale nuk është çështje që ne e kontrollojmë”.

Osmani duke folur për këtë çështje ka thënë se Thaçi po bën shaka me këtë ide.

“Ne si LDK nuk e marrim asnjë ide të presidentit seriozisht ai po e dëmton institucionet që e udhëheq duke bërë shaka me interes të qytetarëve tanë, shakatë e presidentit duhet të injorohen nga secili prej nesh mendoj që personaliteti i tij që e ka degjeneruar”.

“… institucionin e presidentit ne duhet ta anashkalojmë atë dhe ai le të merret me patatet që po bllokohen në Shqipëri e me gjithë ato pengesa para se të dal të me ide të tilla”.

Osmani foli edhe për Raportin për Zgjerimin të Komisionit Evropian (KE). Sipas saj, ky raport e ka cilësuar Kosovën si shtet të kapur.

“Sa i përket sundimit të ligjit një gjë është e qartë që politizimi i skajshëm dhe presioni mbi gjyqësorin dhe prokurorin mbetet pengesa themelore që Kosova të shënoj progres në këtë drejtim. Madje tregohet që ka shpresa shumë të vogla që mund të arrihet zbatimi i sundimit të ligjit pasi Kosova nuk dëshmon që ka një elitë politike që nuk bën presion mbi këtë sistem”.

“Të gjitha këto dëshmojnë se për shkak të dështimeve në sferën e brendshme imazhi i Kosovës në botë asnjëherë s’ka qenë më i shkatërruar dhe i keq. Kjo ka rezultuar dhe me mungesën e njohjeve në këto dy vite. Edhe pse dialogu shkurtimisht trajtohet në raportin e progresit”.

“…është e qartë se arsyeja themelore pse i gjithë ky proces ka dal jashtë binarëve dhe tani po përdoret nga Serbia për ta dëmtuar Kosovën është për shkak se ka përfaqësues shtetëror të vendit tonë që kanë arritur në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të parlamentit që ta vendosin statusin e Kosovës në tavolinë duke kontestuar për kufijtë e shtetit”

Deputeti, Armend Zemaj tha se në raport theksohet se për vendin është shqetësuese moszbatimi i programit të MSA-së.

“Raporti për Kosovën ka vlerësuar se vendit tonë i ka munguar vullneti politik për avancimin e rrugës Euro Integruese. LDK-ja i ka tërhequr vërejtjen disa herë për mungesë të vullnetit politik koalicionit PAN. Është evidente që avancimi do të jetë i pamundur kur kemi parasysh se korrupsioni është përhapur nëpër të gjitha vendet institucionale dhe sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimi të plotë politikë”.

“Qeveria është e ngarkuar me ministra dhe zv.ministra të përfshirë në afera dhe skandale korruptive. Aferat që dalin tash nga mediat e forcojnë këtë që ne kemi potencuar. Komisioni Evropian, rekomandon që Kosova duhet të ndërtoj konsensus politik për ta avancuar rrugëtimin e saj integrues.

Të ngjashme