LDK kërkon shkarkimin e këshilltarit të Veselit

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një njoftimi për media ndaj një këshilltari të kryeparlamentarit Kadri Veselit.

Reagimi i plotë:

“Sot njëri nga këshilltarët e z.Veseli ka fyer një deputete të LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për deklaratat që ajo ka bërë në një përgjigje qëi ka dhënë z.Veseli.

Pëgjegjësinë për debatin dhe fjalorin e përdorur nga deputet ndaj njëri tjetrit në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e marrin vetë deputetët. Në mes tyre nuk mund të ndërhyjë një zyrtar i Kuvendit.

Kjo sjellje e këtij këshilltari është e pa pranueshme. Z.Veseli duhet të distancohet nga ai këshilltar dhe të ndërmarrë masa ndaj tij duke e larguar nga Kuvendi. Nuk mundet asnjë zyrtar i Kuvendit të fyej një deputet. Ai person nuk mund të jetë më staf i Kuvendit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme