LDK kërkon shpërbërjen e Kuvendit, lëshon seancën

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 11:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kuvendi duhet të shpërbëhet pasi që sipas tij shumica parlamentare nuk po i ka votat për të proceduar asnjë ligj.

“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë”.

Hoti ka thënë se në rast se kështu vazhdon grupi parlamentar i LDK-së nuk do të marrin pjesë në asnjë votim. Pas kësaj të gjithë deputetët e LDK-së kanë lëshuar seancën e Kuvendit.

“Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër. Nëse vazhdoni me këtë praktikë nuk do të marrim pjesë në asnjë votim”.

Kjo kërkesë e tij ka ardhur, pasi që deputetët nuk po marrin pjesë në votim, edhe pse janë në sallë, për të votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.

Seancën e kanë lëshuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli menjëherë pas fillimit të seancës ndërpreu punimet në mungesë në mungesë të kuorumit.

Veseli pas ndërprerjes së seancës thirri në takim të menjëhershëm shefat e Grupeve parlamentare për t’u konsultuar lidhur me rrethanat e krijuara në Kuvend.

 

Të ngjashme