LDK: Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve që kanë për qëllim destabilizimin e vendit

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, të mbajtur sot është diskutuar për situatën aktuale politike në vend.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar Kryesinë për takimin e sotëm, ndërsa gjatë mbledhjes u ripërsërit nevoja për koordinim të ngushtë me aleatët tanë.

Siç dhe jeni njoftuar, LDK-ja mbështet ushtrimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit si dhe koordimin e plotë me aleatët tanë, ShBA-të dhe BE-në.

LDK-ja beson se koordinimi i ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë është zgjidhja e vetme për situatën aktuale; Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve që kanë për qëllim destabilizimin e vendit e që mund të ketë pasoja të pariparueshme; ndërsa institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët tanë dhe të sigurojnë paqe e stabilitet në gjithë territorin e Kosovës.

Të ngjashme