Në Seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja Hykmete Bajrami, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, ngriti si çështje diskutimi Udhëzimin administrativ për homologim të mjeteve rrugore.
“Një vit që kontrata mes kompanisë Eurolab gjegjësisht Devollëve dhe MI-së të përfundojë dhe kur Qeveria do duhej të lirohej nga monopoli në këtë fushë, MI me udhëzimin administrativ i ekziston jetëgjatësi monopolit ekzistues në pafundësi”, tha deputetja Bajrami.
Sipas Bajramit, MI po ruan interesat e kompanisë Eurolab, raporton Ekonomia Online.
“Edhe pse ky udhëzim thotë se mund të aplikojnë operatorë tjerë, por që asnjëherë askush përveç operatorit aktual nuk mund t’i plotësojë kushtet. Në vend që MI të kujdeset për interesin e juaj, me krejt kreativitetin e saj ruan interesat e kompanisë në fjalë”.