Lidhja Demokratike e Kosovës, meqë nuk ka pranuar kërkimfalje nga kryeministri Albin Kurti, e ka dorëzuar në ora 16:00 mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, raporton Ekonomia Online.
Një një njoftim të kësaj partie është se përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari kësaj partie Isa Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij.
“Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.”, ëshë thënë në njoftimin e LDK-së.
Burimet tona thonë që paraprakisht është zhvilluar një takim me Kurtit e Mustafës.