Me rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Me këtë rast sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se kjo ditë ishte meritë e presidentit Rugova, raporton Ekonomia Online.
“Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Kosovës. Sepse Kuvendi i Republikës, nxori tre projektligje tashmë ligje për formimin e ushtrisë. Sot kemi ardhur në nderim te presidentit Rugova. Kontributi i të cilit është i jashtëzakonshëm në këtë që po gëzojmë edhe si shtet por edhe për këtë ushtri. Ai ishte komandat suprem i UÇK-së dhe falë kontributit të tij po synojmë këtë që e kemi”, tha Beqiri.
Anëtarët e LKD-së gjithashtu homazhe bënë edhe tek varri i ish kolonelit, Ahmet Krasniqi.
“Ne si LDK bëmë homazhe dhe shprehëm respektin tonë për një njeri po ashtu të veçantë për Ushtrinë e Kosovës siç ka qenë kolonel Ahmet Krasniqi. Është ditë e veçantë, LDK edhe njëherë tregoj që për interesa të vendit asnjëherë s’ka pas dilemë. Urime gjithë qytetarëve”, tha Beqiri.