LDK: Mobilizohet koalicioni i besës dhe shpresës në Anamoravë

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 12:10 | Nga

Kryetarët e Degëve të partive të Koalicionit të Besës dhe Shpresës në Anamoravë, gjegjësisht Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë e Kllokot,  të kryesuar nga kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbledhur sot në takim pune, duke u mobilizuar kështu drejt fitores së madhe në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë takim u koordinuan strukturat e shtabit, agjendat fillestare, duke  konkretizuar edhe tubimet e para me qytetarët

“Përfaqësuesit e degëve të partive të Koalicionit të Besës dhe Shpresës, kanë thënë njëzëri se është koha që njerëzit ta legjitimojnë qeverinë e ardhshme për t’i ruajtur investimet e mëdha, siç është Autostrada dhe infrastruktura ndërkomunale e regjionale”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Në takimin e sotëm të regjionit, që përfshinë Karadakun, Malësinë e Gollakut, Malësinë e Zhegocit me Verbicë, e deri në Mramor,  u tha poashtu se do të punojnë shtëpi për shtëpi e derë më derë për ta realizuar fitoren e madhe në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

“Njerëzit e Anamoravës janë punëtorë, të urtë dhe që gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në rrugën e drejt në momentet vendimtare për ta. Koha për fitore. Po kthehemi”, u tha, ndër të tjera në këtë takim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme