Sipas informatave nga vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan nëpër vendvotime, dalja e qytetarëve deri në orën 14:00 është mbi 25 për qind.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, Arbër Ismajli, në konferencë për gazetarë, i cili e ka vlerësuar procesin zgjedhor të qetë dhe pa probleme të theksuara.
Ai u ka bërë apel qytetarëve të Gjilanit që këto orë të pasdites t’i shfrytëzojnë për të votuar në mënyrë masive dhe për ta përmbyllur në mënyrën më të mirë këtë proces të bardhë për komunën.