LDK njofton se ka dorëzuar nënshkrimet për seancën e 22 gushtit

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar tash se ky subjekt politik dje ka dorëzuar nënshkrimet e të gjithë deputetëve të vet për seancën e thirrur për shpërndarje të Kuvendit.

“Sipas dakordimit të arritur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, dje kemi dorëzuar nënshkrimet e 25 deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Seanca e datës 22 gusht 2019 do të jetë seanca e fundit e kësaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet të caktohen sa më parë që është e mundshme, brenda afatit kushtetues”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme