LDK- ja refuzon ftesën e Veselit për dialog: Legjitimiteti nuk fitohet me tryeza

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka refuzuar ftesën e kryetarit të Kuvendit njeherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për Dialogun.

Por LDK këtë ftesë nuk e pranon, me arsyetimin se legjitimitetit nuk fitohet me tryeza politike, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se legjitimiteti i munguar, nuk fitohet përmes tryezave.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e pranon ftesën e z. Veselit. Legjitimiteti nuk fitohet me tryeza politike. Ftesa e Veselit është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN. Si rezultat i mungesës së këtij legjitimiteti, sot mblidhet Kuvendi në mungesë plenare duke filluar me pikat që nuk janë përfunduar. Asnjë seancë nuk është mbyllur e rregullt. Ne i kemi dhënë mundësi koalicionit PAN përmes tryezave që të dakordohemi, por arroganca e tyre ka bërë që të mos ketë konsensus”, tha Hoti, raporton EO.

Sipas Hotit, dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë e as nga një parti që ka kanë mandate të huaja në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, LDK ulet për të diskutuar me spektrin politik në vend, atëherë, kur kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, pranojnë se nuk kanë fuqi politike.

“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë, as nga ata që kanë mandate huaja në Kuvend. Dialogu nuk udhëhiqet me ligje që tejkalojnë Kushtetutën e Kosovës. Ne nuk jemi duke hyrë në procesin e dialogut për të ribërë shtetin e Kosovës. Ekipi i dialogut është qeveria legjitime me rolin kyç të opozitës dhe të shoqërisë civile. Më lejoni të theksoj se z. Veseli dhe z. Haradinaj, duhet të pranojnë se nuk kanë fuqi politike për të udhëhequr dhe vetëm me këtë bazë mund të ulemi për ta nxjerrë vendin nga kriza”, u shpreh Hoti.

Sipas Hoti, LDK do të vazhdojë të jetë opozitë, me rolin e saj mbi bazën e Kushtetutës.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/323613981825069/

Të ngjashme