LDK përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Në 41 vjetorin e rënies së veprimtarëve të lëvizjes për liri e demokraci Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka përkujtuar përmes një postimi në Facebook.

Sipas tyre të tre heronjtë janë dhe mbesin frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet vepruar e punuar për atdheun.

”Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë u qëlluan për vdekje tre kolosët e lëvizjes për liri e demokraci, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Vrasja e tyre ishte goditje e madhe jo vetëm për lëvizjen shqiptare në mërgim, mirëpo për mbarë kombin tonë. Jeta e tyre u shua padrejtësisht e në mënyrë barbare nga agjenturat e shërbimit sekret serb.Rruga dhe ideali i tre shokve të pandarë, më shumë se mision për t’i shërbyer atdheut, ishte përkushtim që jetën e tyre ta falin për lirinë e popullit shqiptar.Heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, u shndërruan në pikënisje e referencë për secilin veprimar që do e vazhdonte aktivitetin për çlirimim nga okupatori; për liri, demokraci dhe pavarsi.Sot, në 41 vjetorin e rënies së tyre, ne nderojmë dhe kujtojmë veprën e tyre sublime.Të tre heronjtë janë dhe mbesin frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet vepruar e punuar për atdheun.I përjetshëm kujtimi për Jusuf, Bardhosh e Kadri Zekës!”, thuhet në statusin e kësaj partie.

Të ngjashme