LDK përkujton Komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: Të dalin para drejtësisë përgjegjësit

Prishtinë | 08 Maj 2026 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar jetën dhe veprën e Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Në një postim në Facebook, LDK-ja ka vlerësuar kontributin e Komandant Drinit në radhët e UÇK-së gjatë luftës dhe në ndërtimin e paqes pas çlirimit të Kosovës.

“Para 26 vitesh, pak muaj pas çlirimit të Kosovës për të cilën luftoi tërë jetën, Ekrem Rexha, i njohur si komandant Drini u vra pranë shtëpisë së tij”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Nga kjo parti u tha se kontributi i tij mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të Kosovës.

“Kontributi i tij në radhët e UÇK-së gjatë luftës dhe në ndërtimin e paqes pas luftës, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme të Kosovës. Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi”, thuhet tutje në postim.

LDK-ja kërkoi gjithashtu që përgjegjësit për vrasjen e tij të dalin para drejtësisë.

“Nderimi më i madh për Drinin do të jetë kur përgjegjësit e vrasjes së tij të dalin para drejtësisë. I përhershëm kujtimi për Komandant Drinin!”, përfundon reagimi i LDK-së.

Të ngjashme