LDK përmbyll turneun paraelektoral, Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, bëhu ndryshimi

Prishtinë | 26 Dhj 2024 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se mbështetësit i kanë dhënë kësaj partie shpresë, jetë dhe zërin, për të cilin Abdixhiku ka thënë se i ka munguar kaherë.

:Ju falemTurneu paraelektoral i ndryshimit, përfundoj; për t’i hapur vend tani fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të vitit 2025. Ishte bukur, ishte zjarrtë, ishte thjeshtë madhështore – si asnjëherë më parë. LDK dhe mbështetësit tanë krijuan momentum të ri, si prelud i fitores të madhe për Republikën!”, ka shkruar ai.

Abdixhiku theksoi se ringritja LDK-së është e destinuar dhe se ” e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur!”

“Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej”, tha ai.

Abdixhiku ka shkruar se se LDK ka tjetër qëllim, ka tjetër vizion, si dhe ka tjetër mendësi.

“Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej. Kemi tjetër qëllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi. Nga 11 janari deri më 9 shkurt dhe pas, bëhuni pjesë e festës sonë të madhe dhe takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej! Ju presim! Sepse ndryshimi po vjen! BËHU NDRYSHIMI!”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme