Gazeta e njohur frankofone “Le Temps” i ka kushtuar një artikull të tërë rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Sipas gazetarit, Kosova është “gjithnjë e më shumë si një bombë me sahat, ku vdekja misterioze e një aktivisti të ri të opozitës në qelinë e tij kristalizon zemërimin kundër qeverisë dhe presidentit Hashim Thaçi”.
Një dinstinkt në pallto me portretin e një të riut zeshkan dhe po e njëjta fytyrë e qeshur e ngjitur në murin e një ndërtese. Ata janë me qindra të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, rruga kryesore e Prishtinës. Është momenti i përkujtimit, sepse para ca ditësh ka vdekur një djalosh. Astrit Dehari, 26 vjeç, student i vitit të 6-shtë në Mjekësi dhe militant i lëvizjes opozitare “Vetëvendosje”, u gjet i vdekur më 5 nëntor në një qeli në burgun e Prizrenit. Që nga ajo ditë, një valë zemërimi është përhapur sikur një zjarrë i tërbuar. “Drejtësi për Astritin”, “Drejtësi për Astritin”, brohorisin miqtë dhe familja e tij.
Autoritetet shpejt kanë arritur në përfundim se vdekja e Daharit ishte vetëvrasje, duke cituar faktin se ai kishte marrë hapa, një shpjegim shumë shpejt i braktisur, kurse më pas flitej sa ai ishte asfiksuar nga gëlltitja e një shisheje plastike.
Tomë Gashi është një nga avokatët më të famshëm dhe më i diskutueshëm në Kosovë. Ishte ai që e mbrojti ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinajn në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë (ICTY). Me vdekjen e të riut, avokati pranoi të përfaqësojë familjen e tij dhe menjëherë vajti për të blerë një shishe mjaltë në një dyqan afër.