Ledri Vula i emocionon të gjithë me videon e ushtarit të UÇK-së, Avni Kastrati

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Avni Kastrati është ish ushtari i radhës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me rrëfimin e tij për luftën, njësoj si dy ish ushtarët tjerë deri më tash, Kjani Guri dhe Ilir Morina, sjell emocione të forta.

 Videon e tij, që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR”, e ka shpërndarë këngëtari i njohur Ledri Vula. 

Postimi i plotë i tij:

“Avniu 18 vjeç ne vend se me dal me shkuar ne fakultet, ose me dal me dosta, ose me dal deri ne Prishtine, ose me u gëzuar për suksese te dostave, ai e ka kap pushkën qe sot 18 vjeçare me shkuar ne fakultet ne gjuhe te vet, me pi kafe me dosta pa frike se i vjen dikush nga mbrapa, me shku kah te dojne pa frike se i ndal policia ne postbllok, e ka kap pushkën qe dosti dostin mos me pa te vramë e as te plagosur vetëm pse është shqiptar.  Avniu është vetëm një fryme prej shume frymëve qe kane luftuar për lirinë e vendit te vet. Ka luftu per mu, për ty, për atë… ka luftu për neve… #LiriaKaEmer”, ka shkruar Ledri Vula.  Avni Kastrati tregon se i ishte bashkuar UÇK-së në moshën 18-vjeçare, ndërsa e falënderon Zotin që asokohe e ka pasur atë moshë dhe ka mundur ta rrokë armën për të luftuar për çlirimin e vendit.  “Kur përmend UÇK-ja është një fjalë ma krenare e shpirtit tem”, thotë ai.  Ky ish ushtar i UÇK-së tregon një moment të rëndë gjatë luftës, kur në rrugë për në Shqipëri, i vdes një nga bashkëluftëtarët, që ishte një djalë i ri dhe i hasretit, një moment ky që e kishte bërë të qante si fëmija.  Avni Kastrati thotë se Serbia tani po bën tjetër luftë, po përpiqet që ta barazojë veten me viktimën.  “Unë shpirtin tem e kam qitë përpara. Me një kallash i kam dalë tenkës. Ma tepër nuk muj”, thotë ai.  Shikojeni videon e plotë me rrëfimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme