Reperi i njohur, Ledri Vula sot për herë të parë ka zbuluar tatuazhin e tij të ri dhe ka treguar se kujt ia ka dedikuar atë.
Vula në emisionin ”1 Kafe prej Shpisë” ka bërë të ditur se tatuazhin e tij të ri ia ka dedikuar gjyshit të tij të ndjerë, Fahri Buçincës.
Në tatuzh është paraqitur figura e mbretit si dhe brenda saj gjendet edhe imazhi i gjyshit të Ledrit
Ndërkaq, Ledri për gjyshin e tij ka theksuar se ka qenë njeri shumë bujarë. Madje, ai ka thënë se gjyshi i tij ka qenë i gatshëm që ta lërë veten keq për të tjerët.
Fahri Buçinca është lindur më 20 gusht të 1934 në Vushtrri dhe ka qenë veteran i arsimit në këtë komunë. Ai është marrë me shkrime publicistik dhe ka botuar disa fejtone për arsimin, kulturën, trashëgiminë kulturore si dhe për rrjedhat politike në etapën e parë të sistemit komunist. Ai gjithashtu ka botuar: Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956), Cafo beg Ulqini- Jeta dhe veprimtaria politike, Si e menaxhova burgun e Smrekonicës, etj. Fahri Buçinca ka vdekur më 18 mars 2021, në moshën 86-vjeçare.