Pas vetëm tre muaj e gjysmë, Besnik Hasi shkarkohet nga posti i trajnerit të Legia Varshavës.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti klubit polak, për sajtin zyrtar të Legias, raporton Gazeta Olle.
Duket se arsyeja kryesore ka të bëjë me humbjen 6:0 nga Borussia Dortmund në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Hasi u emërua trajner në fillim të muajit qershor.