Legjenda e Egjiptit, Hany Ramzy, e ka këshilluar sulmuesin e 43 golave Salah që ai duhet ta shfryutëzoi mundësinë tani për të kaluar në gjigantin e La Ligas.
Mohamed Salah është këshilluar nga legjenda e Egjiptit Hany Ramzy që tani është “koha e duhur” që ai të largohet dhe ti bashkohet Real Madridi.
Sezoni i mirë i 25 vjeçarit në Anfield ka bërë që ai të shënoi 43 gola, të zgjidhet lojtari më i mirë i Premier Ligës dhe mund të fitojë edhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Mendoj që ai ka bërë historinë sa i përket lojtarëve të Egjiptit! Po ashtu i ka treguar tërë Botës se Egjipti ka talent të jashtëzakonshëm”, ka thënë njeriu që është paraqitur 124 herë për Egjiptin për ESPN FC.
“Kurse pyetja se nëse është më mirë për Salah të qëndroi në Liverpool apo të transferohet në një ligë tjetër, atëherë shumica e mediave përmendin Real Madridin dhe Barcelonën si destinacion të tij. Për mua, Salah është gati për ta bërë këtë hap. Madje është koha e duhur. Është koha e duhur që ai të transferohet në Real Madrid, sepse mendoj që Real Madridi është mënyra që i përshtatet lojës se tij dhe ai do të jetë një transfer shumë i mirë për ta”, ka thënë në fund Ramzy.