Suksesi në Rio vazhdon t’i sigurojë adhurues nëpër botë xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi. Kelmendi të dielën fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa paraqitja e saj është komentuar me të madhe, shkruan sot Koha Ditore.
Për suksesin historik të Kelmendit, të mërkurën ka folur ikona e xhudos, francezja Lucie Decosse. Decosse 35-vjeçare ishte kampione olimpike në “Londra 2012”, ndërsa ka edhe medalje të argjendtë nga “Pekini 2008”.
Po ashtu ka tri medalje të arta botërore dhe katër medalje të arta evropiane. Ajo është pensionuar në vitin 2013, ndërsa në Rio qëndroi në rolin e komentatores për një televizion francez.
“Më pëlqen që dikush si Majlinda Kelmendi, që është kampione e dyfishtë e botës, favorite e favoriteve, fiton në fund”, ka thënë Decosse në një intervistë për “Judo Inside”.